Voa/ Erdogan: Komuniteti ndërkombëtar t'i japë Izraelit "një mësim të fortë"

Azia

Voa/ Erdogan: Komuniteti ndërkombëtar t'i japë Izraelit "një mësim të fortë"

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:36
Tayyip Erdogan, Vladimir Putin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha presidentit rus Vladimir Putin se komuniteti ndërkombëtar duhet "t'i japë Izraelit një mësim të fortë dhe frenues" për sjelljen e tij ndaj palestinezëve.

Sipas Zyrës së Komunikimeve të presidencës turke, dy udhëheqësit biseduan me telefon të mërkurën në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit të shkaktuar nga tensionet mbi Jeruzalemin.

Sipas njoftimit, zoti Erdogan theksoi nevojën që "bashkësia ndërkombëtare t'i japë Izraelit një mësim të fortë dhe frenues" dhe bëri presion që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të ndërhyjë me shpejtësi me "mesazhe të vendosura dhe të qarta" ndaj Izraelit. Në deklaratë thuhet se presidenti turk i sugjeroi homologut rus, se duhet të shqyrtohet mundësia e një force ndërkombëtare për të mbrojtur palestinezët.

Mbrëmë, mijëra vetë në Stamboll sfiduan një masë ndalim qarkullimi për koronavirusin në të gjithë vendin dhe dolën për të demonstruar kundër sulmeve të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat