Pamjet/ Momenti i shembjes së ndërtesës 14-katërshe në Gaza pas bombardimeve izraelite

Azia

Pamjet/ Momenti i shembjes së ndërtesës 14-katërshe në Gaza pas bombardimeve izraelite

Më: 13 maj 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Lindja e Mesme po digjet nga tensionet që kanë përfshirë Izraelin dhe Gazën ditët e fundit.

Raketa të shumta janë hedhë nga Gaza në drejtim të Izraelit pas vrasjes së komandatit në Hamasit. Nga bombardimet e shumta në rrjetet sociale është postuar momenti i shembjes së një ndërtese 14-katëshe në Gaza, në të cilën ndodheshin zyrat e mediave dhe organizatave të tjera.

Ndërtesa është shembur pasi u godit nga një bombë izraelite, por fatmirësisht në momentin e shembjes së ndërtesës nuk ndodhej asnjë person në godinë.

Ushtria izraelite ka bombarduar Gazën pandërprerë, me sulmet ajrore që vazhdojnë herët këtë mëngjes.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, deri më tani kanë humbur jetën 67 persona mes të cilëve 17 fëmijë dhe janë plagosur mbi 4000 të tjerë. Ndërkohë në Izrael kanë humbur jetën 7 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat