Djali i Netanjahut i përgjigjet Erdoganit

Azia

Djali i Netanjahut i përgjigjet Erdoganit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:20
Hair Netanjahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu

Hair Netanjahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, me anë të një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale i ka kthyer përgjigje presidentit turk Rexhep Taip Erdogan që e ka quajtur konfliktin në Gazë një genocid kundër myslimanëve dhe ka thënë se Tel-Aviv-it i duhet dhënë “një mësim që nuk do ta harrojë”.

Netanjahu ka thënë se turqit nuk janë autoktonë në tokën e tyre dhe nuk mund t’i japin leksione askujt për gjenocide pas krimeve historike kundër popullsive greke dhe armene, duke shtuar se Stambolli është Konstandinopoja që po okuptohet ilegalisht nga ata.

“Për të gjithë robotët turq që më ndjekin këtu, po ju jap një leksion të shkurtër historie. Nuk jeni autoktonë në Anadoll, keni ardhur nga Azia Qendrore dhe keni kryer gjenocid mbi popullsitë vendase greke. Stambolli është Kostandinopoja që ju keni pushtuar ilegalisht. Ju keni kryer gjenocid edhe mbi popullsinë armene. Tashmë po mbani ilegalisht Qipron e Veriut, Sirinë veriore dhe Kurdistanin.

Shteti juaj drejtohet nga një diktator, që do të pushtojë dhe uzurpojë botën arabe ashtu si në ditët e Perandorisë Osmane” – ka shkruar Netanjahu në Twitter, duke e shoqëruar mesazhin me një grafik ku duket rënia e numrit të popullsisë të krishterë në Turqi duke e përdorur si provë e genocidit turk përkundrejt popullsive autoktone në Azinë e vogël dhe Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat