3 mijë të burgosur pozitivë për COVID-19 në Bangkok

Azia

3 mijë të burgosur pozitivë për COVID-19 në Bangkok

Më: 14 maj 2021 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

Tre mijë të burgosur në dy burgje të Bangkokut kanë rezultuar pozitivë në testet e kryera për koronavirus, teksa Tajlanda ka vazhduar të përballet me valën e re të pandemisë.

Departamenti Korrektues i Bangkokut ka njoftuar se 1 mijë e 700 të burgosur janë infektuar në burgun e veçantë të qytetit, teksa 1 mijë e 40 të tjerë në burgun e grave.

Një njoftim të tillë, Departamenti e bëri kur një aktiviste e njohur politike u lirua nga burgu, pasi që rezultoi pozitive në test gjatë javës së kaluar. Tajlanda nuk ka arritur që ta ndalë me kohë valën e re të përhapjes së pandemisë, që ka nxitur ngritjen e theksueshme të rasteve të infektimit në vend.

Shteti ka shtrënguar masat kundër koronavirusit, porse nuk ka zbatuar orën policore dhe as nuk i ka ndaluar udhëtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat