18 elefantë gjenden të ngordhur, dyshohet se u goditën nga rrufeja

Azia

18 elefantë gjenden të ngordhur, dyshohet se u goditën nga rrufeja

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:46
Indi

Një tufë prej 18 elefantësh janë gjetur të ngordhur në Assam të Indisë, me shumë gjasë për shkak se janë goditur nga rrufeja, kanë thënë zyrtarët të premten.

14 elefantë janë gjetur të ngordhur nga fshatarët të enjten dhe katër të tjerë u gjetën të shpërndarë në rrëzë të zonës pyjore të Kundolit në Assam, ka thënë një zyrtar lokal.

Qeveria ka urdhëruar hetim të nivelit të lartë për këtë incident, ka thënë ministri i Ministrisë së Pyjeve, Parimal Suklabaidya.

“Një raport preliminar sugjeron se ngordhjet kanë ndodhur për shkak të rrufesë, edhe pse ne duhet të gjejmë përmes testeve nëse ka ndonjë arsye tjetër, si helmimi apo sëmundja, për këtë”, ka thënë ai, raporton AlJazeera.

Banorët të cilët gjetën elefantët kanë thënë se ata mund të kenë ngordhur për shkak të goditjes së rrufesë të mërkurën. Një rojtar i pyjeve ka thënë të njëjtën gjë, ndërsa shtoi se ka parë lisa të djegur në atë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat