Izraeli hedh poshtë përpjekjet për ndërmjetësim me palestinezët

Azia

Izraeli hedh poshtë përpjekjet për ndërmjetësim me palestinezët

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:41
Pamje nga takimi

Një delegacion egjiptian që u takua me zyrtarë izraelitë për të ndërmjetësuar negocimin e një armëpushimi, por pa mundur të arrinte ndonjë rezultat pozitiv, deklaroi një burim egjiptian i sigurisë.

”Izraeli ka refuzuar të gjitha iniciativat e ndërmjetësimit për të arritur një armëpushim, madje edhe të përkohshëm, me forcat në Rripin e Gazës”, shtoi burimi.

Sipas burimit, Izraeli synon të shkatërrojë aftësinë ushtarake të Hamasit dhe fraksioneve të tjera në Gaza dhe të shënjestrojë zyrtarët e lartë të Hamasit para se të kthehet në negociatat e armëpushimit.

Ndërmjetësuesit egjiptianë kanë vizituar Gazën dhe Tel Avivin në dy ditët e fundit për të negociuar një armëpushim midis Rripit të Gazës, të drejtuar nga Hamasi, dhe Izraelit, pasi dhjetëra persona vdiqën në shpërthimin e fundit të dhunës, shumica në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat