Pas Palestinës dhe Libanit, militantët e një tjetër vendi hedhin raketa drejt Izraelit

Azia

Pas Palestinës dhe Libanit, militantët e një tjetër vendi hedhin raketa drejt Izraelit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Asaj që i druheshin shumë ekspertë dhe krerë shtetesh duket se është duke ndodhur në konfliktin mes Palestinës dhe Izraelit.

Pas sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit në Gaza dhe atyre të Hezbollahut në Liban, militantët e një tjetër vendi kanë hedhur mjete shpërthyese drejt Izraelit, raporton A2.

Nga sa raportohet nga Ministria e Mbrojtjes në Izrael, 3 raketa janë lëshuar nga Siria në drejtim të Lartësive Golan. Raketat ranë pranë një fshati izraelit dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar apo dëme.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është intensifikuar në ditët e fundit ku si pasojë e përplasjeve të armatosura dhe sulmeve ajrore kanë humbur jetën mbi 100 persona nga të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat