Shefi i aeroportit të Dubait: Pasaportat e vaksinave Covid e vetmja zgjidhja për të udhëtuar

Azia

Shefi i aeroportit të Dubait: Pasaportat e vaksinave Covid e vetmja zgjidhja për të udhëtuar

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Shefi i aeroportit më të ngarkuar në botë për pasagjerët ndërkombëtarë, ai i Dubait, ka thënë se pasaportat Covid janë mënyra e vetme për të rifilluar udhëtimet masive të huaja.

Shefi ekzekutiv i Aeroporteve të Dubai Paul Griffiths tha për BBC se nuk mendon se ka një alternativë tjetër për këtë çështje.

Ndërkohë, kritikët e një gjëje të tillë argumentojnë se ata diskriminojnë ata që nuk mund të vaksinohen.

Nga ana tjetër, Griffiths thotë se ai është një mbështetës i plotë i dokumenteve dixhitalë të vaksinimit, të cilat ai thotë se janë të pashmangshme.

"Unë mendoj se problemi nuk është pasaporta e vaksinës dhe diskriminimi i saj. Është nevoja për të hapur gjërat dhe për të pasur një program të duhur të vaksinave të barabartë globalisht."

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit janë midis atyre që kundërshtojnë pasaportat e vaksinave mes frikës se ato do të krijojnë një shoqëri me dy nivele.

Muajin e kaluar, Dr. Mike Ryan nga OBSH përsëriti shqetësimet në lidhje me çështjet etike dhe të drejta për pasaportat e vaksinave.

"Ato duhet të merren në konsideratë, veçanërisht në një botë ku vaksina shpërndahet në një mënyrë kaq të pabarabartë," - tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat