“Tërbohet” COVID-19, policia indiane gjen trupa në bregun e lumit

Azia

“Tërbohet” COVID-19, policia indiane gjen trupa në bregun e lumit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:12
Indi

Policia po kërkon nga fshatarët në Indinë veriore që të hetojnë rikuperimin e trupave të varrosur në varre të cekëta të rërës ose në brigjet e lumit Ganges, duke bërë që të spekulohen në mediat sociale se ato ishin mbetjet e viktimave të COVID-19.

Në xhipa dhe anije, policia përdori altoparlantë për t’u kërkuar njerëzve të mos hidhnin trupat në lumenj.

“Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të kryeni ritet e fundit”, tha policia.

Reshjet e shiut ekspozuan mbulesat prej pëlhure të trupave të varrosur në rërë në bregun e lumit në Prayagraj, një qytet në shtetin Uttar Pradesh, shkruan AP.

Navneet Sehgal, zëdhënës i qeverisë së shtetit, mohoi raportet e medias lokale se më shumë se 1 mijë kufoma të viktimave të COVID-19 ishin rikuperuar nga lumenjtë në dy javët e fundit.

“Vë bast që këto trupa nuk kanë asnjë lidhje me COVID-19”, tha ai.

Ai tha se disa fshatarë nuk i djegin të vdekurit e tyre, siç është zakon, por i hedhin në lumenjë.

Dy shtetet e mëdha të Indisë, Uttar Pradesh dhe Bihar, me gati 358 milionë banorë, janë vendet me numrain më të madh të vdekjeve nga COVID-19. Fshatarët e pashpresë i dërgojnë të sëmurët në qytete dhe përreth për trajtim, madje shumë prej tyre vdesin gjatë rrugës.

Dr. V.K. Paul, një ekspert shëndetësor i qeverisë thotë se pas shifrave rekorde të të infektuarve, numri i rasteve të reja ka filluar të stabilizohet.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë konfirmuar edhe  311 mijë 170 raste të reja në 24 orët e fundit në Indi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat