Kina bën thirrje për veprim të këshillit të KB-së, kritikon SHBA-në

Azia

Kina bën thirrje për veprim të këshillit të KB-së, kritikon SHBA-në

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:53
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të kërkojë një de-përshkallëzim të hershëm të dhunës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Ai gjithashtu fajësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mungesën e veprimeve të këshillit deri më tani.

"Për fat të keq, këshilli deri më tani nuk ka arritur një marrëveshje, me Shtetet e Bashkuara që qëndrojnë në anën e kundërt të drejtësisë ndërkombëtare", ka thënë Yi në një bisedë telefonike me homologun e tij pakistanez, Shah Mahmood Qureshi.

Ai shprehu mbështetjen për një zgjidhje mes dy shteteve dhe ka thënë se Kina, e cila mban presidencën e Këshillit të Sigurimit këtë muaj, pret që të gjitha palët të flasin me një zë të unifikuar kur këshilli diskuton konfliktin gjatë ditës së sotme.

Wang ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet të rikonfirmojë një zgjidhje për dy shtetet dhe të nxisë palestinezët dhe izraelitët të rinisin bisedimet mbi atë bazë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat