Izraeli ashpërson ofensivën, liderët myslimanë takim urgjent për Gazën!

Azia

Izraeli ashpërson ofensivën, liderët myslimanë takim urgjent për Gazën!

Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:10
Foto

Mes deklaratave të Beniamin Netanyahut se ofensiva izraelite nuk do të ndalet e se fushata aktuale kundër militantëve palestinezë “do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet”, Organizata për Bashkëpunimin Islamik zhvilloi një takim urgjent.

Organizmi i përbërë nga 57 vende anëtare, bëri thirrje t`i jepet fund menjëherë sulmeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, apel ky që nuk dihet sa do të dëgjohet prej shtetit hebre. Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i kërkoi hapur bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyrje për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Gazës dhe të lejojë dërgimin e ndihmave.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë përgjegjësinë që i takon lidhur me këtë përshkallëzim të rrezikshëm që shkel çdo normë e çdo konventë. Të gjithë ne duhet të ndiejmë përgjegjësinë që të mos derdhet gjaku i pafajshmëve. Bëjmë thirrje për veprime urgjente me qëllim ndalimin e operacioneve ushtarake, dërgimin e ndihmave dhe trajtimin e të lënduarve”, tha Faisal bin Farhan, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite.

Homologu i tij pranë Autoritetit palestinez, Riad Malki, akuzoi Izraelin si një “shtet aparteidi” që po praktikon “krime dhe brutalitet kundër popullit palestinez në Gaza“. Shefi i dplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, fajësoi Izraelin për dhunën e fundit, duke e cilësuar si përgjegjësin e vetëm për situatën e krijuar së fundi në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza. Që prej fillimit të luftimeve, 174 persona kanë humbur jetën në Gaza, përfshirë 47 fëmijë dhe 29, ndërsa në Izrael janë vrarë 10 vetë, ndër të cilët dy fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat