​Gaza: 197 njerëz vdiqën për shtatë ditë

Azia

​Gaza: 197 njerëz vdiqën për shtatë ditë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Burimet mjekësore palestineze nga Gaza njoftuan sot se numri i viktimave pas një javë konflikti me Izraelin arriti në 197, duke përfshirë 58 të mitur.

Më shumë se 250 qytetarë të plagosur të Gazës u evakuuan në Egjipt, në mënyrë që të shëroheshin nga plagët e tyre, sipas mjekëve dhe burimeve nga kufiri, raporton "Times of Israel".

Tri autokolona që mbanin 263 palestinezë kaluan kalimin kufitar Rafah dhe hynë në rajonin egjiptian të Sinait të Veriut.

Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane dhe Sinai i Veriut njoftuan në Facebook se ekipet mjekësore ishin dërguar për të ndihmuar transportimin e të plagosurve.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi udhëzoi qeverinë të "hapte spitalet egjiptiane për të pritur të plagosurit nga Rripi i Gazës", raportojnë mediat shtetërore në Egjipt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat