Merkel për konfliktin Gaza-Izrael: T’u jepet fund luftimeve

Azia

Merkel për konfliktin Gaza-Izrael: T’u jepet fund luftimeve

Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:45
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që t’i jepet fund dhunës sa më shpejt që është e mundur, ndërsa ishte duke folur me kryeministrin e izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan BBC.

Merkel, u shpreh se Gjermania solidarizohet me Izraelin në këtë konflikt.

“Kancelarja përsëri dënoi ashpër sulmet e vazhdueshme me raketa nga Gaza ndaj Izraelit dhe siguroi Kryeministrin për solidaritetin e qeverisë gjermane,” tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

“Ajo riafirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet.”, tha ai,

Merkel, Seibert shtoi se shpreson se luftimet do të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat