Sulmohet veriu i Izraelit, kufiri me Libanin i “mbushur” me raketa – aeroplanët izraelitë ngritën në ajër si kundërpërgjigje

Azia

Sulmohet veriu i Izraelit, kufiri me Libanin i “mbushur” me raketa – aeroplanët izraelitë ngritën në ajër si kundërpërgjigje

Më: 17 maj 2021 Në ora: 23:47
Foto

Ushtria izraelite ka konfirmuar se sonte është sulmuar me raketa veriu i Izraelit. Siç është bërë e ditur në kumtesë, raketat janë lansuar nga jugu i Libanit, kurse është shpallur rreziku nga raketat.

Cak ishte Misgav Am. Rreziku është konfirmuar për rajonet Berekhya, Hodaya, Mishan, Ashkelon Northern Industrial Zone, Ashkelon, Ashkelon Southern Industrial Zone, Beit Shikma, Bat Hadar Ge’a, Mavki’im, Talmei Yaffe, Misgav Am dhe Heletz.

Ushtria izraelite ka konfirmuar që në territorin e Izraelit nuk është regjistruar ndonjë shpërthim apo dëme materiale, dhe se rreziku është shpallur si preventivë. Dëshmitarët fillimisht kishin dëgjuar një sërë shpërthimet, dhe më pas janë ndezur sirenat për shkak të raketave.

Siç raportojnë mediat izraelite, ushtria izraelite ka ngritur në ajër menjëherë aeroplanët luftarakë dhe se aktualisht gjenden në afërsi të pjesës jugore të Libanit. Gjithashtu është bërë e ditur se shumica e raketave janë shpërthyer në ajër nga sistemi mbrojtës i Izraelit.

E në anën tjetër në kumtesën e ushtrisë izraelite është bërë e ditur se në drejtim të Izraelit janë shkrepur gjashtë raketa, por që asnjë prej tyre nuk kanë rënë në territorin e saj – por në Liban. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat