Lideri i xhihadit islamik premton fitore mbi Izraelin

Azia

Lideri i xhihadit islamik premton fitore mbi Izraelin

Më: 18 maj 2021 Në ora: 08:59
Ziad Nakhale

Ziad Nakhale, Sekretar i Përgjithshëm i milicisë palestineze, xhihadi islamik, i cili bashkë me Hamasin po zhvillojnë një luftë të ashpër me Izraelin që një javë, tha se këto grupe do të arrijnë një fitore mbi Izraelin, gjatë një paraqitjeje të pazakontë publike në një protestë në Bejrut në përkrahje të Palestinës, shkruajnë mediat e huaja.

“Do të jemi të vendosur që të arrijmë fitoren. Sot mund të shihni gjendjen e armikut tonë, mund të shihni se në çfarë gjendje është populli i tij. Ata janë të tmerruar nga frika! Po i poshtërojmë dhe po godasim arrogancën dhe kotësinë e tyre”, tha Nakhale në një paraqitje publike.

Lideri i xhihadit islamik akuzoi Izraelin për “sulme ndaj civilëve” në vend se të konfrontohet në terren, duke iu referuar bombardimeve izraelite, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën rreth 200 veta dhe janë plagosur më shumë se 1000 të tjerë, kryesisht në Rripin e Gazës.

“Pavarësisht kësaj dhe rrethanave të tjera aktuale, njerëzit tanë po vazhdojnë së konfrontuari, po vazhdojnë të luftojnë dhe të rezistojnë”, tha Nakhale, i cili kërkoi edhe mbështetjen e të gjitha vendeve arabe për palestinezët, njëjtë siç po ua ofron Irani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat