Trupat izraelite rrëzuan një dron – nuk po vinte as nga Gaza e as nga Libani, por nga Jordania

Azia

Trupat izraelite rrëzuan një dron – nuk po vinte as nga Gaza e as nga Libani, por nga Jordania

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Trupat izraelite rrëzuan një dron që i afrohej Izraelit verior nga Jordania të martën në mëngjes, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Megjithëse droni iu afrua kufirit izraelit nga Jordania, nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai e kishte origjinën nga ky vend, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas IDF, automjeti ajror pa pilot po fluturonte drejt zonës së Beit She’an në Izraelin verior kur u rrëzua.

“UAV po monitorohej nga njësitë e kontrollit ajror të IDF. Fragmentet e UAV u mblodhën nga forcat e sigurisë”, ka thënë ushtria.

IDF gjithashtu nuk ka komentuar menjëherë mbi natyrën e dronit, veçanërisht nëse ai mbante eksploziv.

Në vitin 2018, një UAV i armatosur iranian i nisur nga Baza Ajrore T-4 e Sirisë hyri në hapësirën ajrore të Izraelit në një zonë të ngjashme para se të rrëzohej nga një helikopter izraelit, duke bërë që IDF të fillojë sulmet e mëdha ndaj aseteve iraniane në Siri.

Në atë sulm, droni i ngarkuar me eksplozivë po fluturonte në drejtim të Izraelit përgjatë kufirit Siri-Jordani para se të hynte në hapësirën ajrore të Izraelit në lindje të Beit She’an.

Shkelja e hapësirës ajrore të së martës erdhi mes luftimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Rripin e Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat