Pamje dramatike: Gruaja palestineze i del përpara e vetme me automatik ushtarëve izraelitë

Azia

Pamje dramatike: Gruaja palestineze i del përpara e vetme me automatik ushtarëve izraelitë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 16:43
Pamje nga video

Një grua palestineze hapi zjarr e vetme mbi qytetarë dhe ushtarë izraelitë në hyrje të kolonisë Kiryat Arba në Bregun Perëndimor, pa shkaktuar megjithatë asnjë të plagosur.

Dy ushtarë reaguan duke shtënë mbi gruan er armatosur me një automatik M-16 e duke e lënë të vdekur në vend. Incidenti pasoi një sërë sulmesh të tjera në Rripin e Gazës.

Dhuna e vazhdueshme në Gaza dhe Jeruzalem po përhapet edhe në komunitete brenda gjithë Izraelit, me trazirat që shpërthyen në një numër qytetetesh ku hebrenjtë dhe myslimanët bashkëjetojnë.

Qyteti Lod afër Tel Avivit përjetoi situatën më të rënduar nga këto përleshje. brenda dy ditësh atje u dogjën pesë sinagoga, duke bërë që Presidenti i Izraelit të dënojë këto sulme duke i cilësuar masakra, term i përdorur për sulmet e shekullit 19-të kundër hebrenjve në Evropë, thotë VOA.

Pranë qytetit Bat Yam, një grup hebrenjsh rrethuan një burrë arab dhe e rrahën aq rëndë sa u shtrua në spital.

Një hebre që u sulmua në Lod vdiq nga plagët e marra. arabët atje akuzojnë zyrtarët e bashkisë se po mbështesin ekstremistët e armatosur hebrenj, të cilët ata thonë se provokuan situatën.

Udhëheqës fetarë – myslimanë, të krishterë, druz dhe hebrenj – përpiqen të qetësojnë situatën përmes një video mesazhi ku thonë se: Dhuna nuk është feja ime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat