Pesë të vdekur dhe 15 të plagosur nga një sulm me thikë në Kinë

Azia

Pesë të vdekur dhe 15 të plagosur nga një sulm me thikë në Kinë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 08:18
Kinë

Një i armatosur me thikë u ka marrë jetën pesë personave dhe ka plagosur 15 të tjerë në një qytet në Kinën lindore.

Shkaqet e sulmit, sipas mediave shtetërore nuk dihen. Incidenti ndodhi të shtunën pasdite në rrugët e Anqing, një qytet 1.200 km në jug të Pekinit në Provincën Anhui.

Shërbimi i sigurimit shtetëror të qytetit njoftoi se po zhvillohet një hetim për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë që ndodhi në një trotuar në një rrugë tregtare. Sulmet me thika nuk janë të rralla në Kinë, ku armët nuk lejohen për qytetarët e zakonshëm.

Kujtojmë gjithashtu se në prill, një burrë goditi me thikë dy fëmijë dhe plagosi 16 të tjerë në një kopsht në Kinën jugore. Në vitin 2018, një burrë që goditi për vdekje nëntë fëmijë në veri të Kinës u dënua me vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat