Përplasje fatale mes dy trenash ekspres, 32 pasagjerë humbin jetën dhe shumë të tjerë të plagosur në Pakistan

Azia

Përplasje fatale mes dy trenash ekspres, 32 pasagjerë humbin jetën dhe shumë të tjerë të plagosur në Pakistan

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 08:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy trena ekspres u përplasën në Pakistanin jugor herët në mëngjes këtë të hënë duke vrarë të paktën 32 persona, ndërsa 64 të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ndodhi në rrethin Ghotki, në provincën Sindh, raporton noa.al duke cituar mediat arabe.

Al Xhazira tha se treni Sir Syed Express përplasi ekspresin tjetër Millat, i cili kishte dalë nga shinat.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat të njërit tren që provokoi përplasjen dhe rrëzimin e të dyve. Rreth 1,100 pasagjerë ishin në të dy trenat siç shihni pamjet pak pas ngjarjes.

Oficeri i policisë Usman Abdullah i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se policia dhe ekipet e shpëtimit, së bashku me banor të zonës, po transportojnë pasagjerët e plagosur në spitalet aty pranë.

Vendasit po ndihmojnë gjithashtu në nxjerrjen e trupave dhe njerëzve të plagosur nga rrënojat. Deri tani flitet për 30 të vdekur, por dyshimet janë se numri mund të rritet pasi operacioni kërkimor është në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat