Vdes pacientja pas operacionit të kryer nga roja i spitalit në Pakistan

Azia

Vdes pacientja pas operacionit të kryer nga roja i spitalit në Pakistan

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 18:44
Ambulance jashte spitalit te Maya ne Lahore

Një familje në Pakistan kishte paguar pa e ditur një manipularor për të kuruar plagën e një gruaje 80-vjeçare, e cila vdiq disa ditë më vonë.

Operacioni për gruan ishte kryer nga një ish-roje e spitalit, që genjeu familjarët duke u thënë se ishte doktor.

80 vjeçarja Shameema Begum, vdiq të dielën, dy javë pasi Muhammad Waheed Butt tentoi të kuronte plagën e saj në kurriz, në spitalin publik te qytetit lindor të Lahore.

“Ne nuk mund të kontrollojmë atë që bën çdo doktor apo çdo punonjës i spitalit. Institucioni është shumë i madh,” tha një përfaqësues administrativ i spitalit Mayo në Lahore, i cili nuk dëshironte të emërohej.

Ai shtoi se nuk ishte i qartë tipi i kirurgjisë që kishte tentuar të kryente mashtruesi në sallën e operimit, por aty kishte qenë prezent një punonjës i kualifikuar.

Spitalet publike në Pakistan, ku pacientët duhet të paguajnë për trajtimin, mund të jenë shpesh kaotike dhe me trajtime inefikase.

Familja e Begum tha se kishte paguar Butt për operacionin dhe dy vizita në shtëpi. Por pas përkeqësimit të dhimbjeve e gjakderdhjes, familja ishte detyruar të kthehej në spital kur dhe mësoi atë që kishte ndodhur në të vërtetë.

Trupi i të ndjerës po mbahet për një autopsi për t’u siguruar që vdekja erdhi si rezultat i kirurgjisë së dështuar.

“Ndaj rojes së spitalit janë ngritur akuzat dhe ai është arrestuar,” tha zëdhënësi i policisë së Lahore, Ali Safdar. “Butt ishte hequr sikur ishte doktor dhe kishte vizuar pacientë në shtëpi edhe në raste të mëparshme”.

Spitali i Mayo tha se Butt ishte pushuar nga puna dy vjet më parë pasi tentonte të zhvaste para nga pacientët.

Në maj, një tjetër burrë u arrestua pasi hiqej si doktor në një spital të Lahore të cilëve u zhvaste para në repartin e kirurgjisë.

Ndërsa në vitin 2016, u zbulua se një grua hiqej si neuro-kirurge dhe kryente operacione prej disa muajsh së bashku me kirurgët e kualifikuar në spitalin e specialiteteve në Lahore, i dyti më i madhi në Pakistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat