Pse Kim Jong po bën luftë me zhargone, veshje dhe filma të huaj?

Azia

Pse Kim Jong po bën luftë me zhargone, veshje dhe filma të huaj?

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 22:14

Koreja e Veriut kohët e fundit ka prezantuar një ligj të ri që kërkon të shfarosë çdo lloj të ndikimit të huaj, duke ndëshkuar këdo që kapet me filma të huaj, veshje apo edhe duke përdorur zhargone.

Yoon Mi-so tregon se ajo ishte 11 vjeç kur pa për herë të parë autoritetet duke ekzekutuar një burrë pasi që kishte parë një dramë të Koresë Jugore. Të gjithë fqinjët e tij u urdhëruan që ta shikonin ekzekutimin e tij, raporton BBC.

Një luftë pa armë

Imagjinoni të gjendeni pa internet, pa media sociale dhe vetëm me disa kanale televizive të kontrolluara nga shteti, kjo është jeta e njerëzve në Korenë e Veriut.

Tani udhëheqësi i tij Kim Jong-Un është duke futur një ligj të ri gjithëpërfshirës kundër asaj që regjimi e përshkruan si “mendim reaksionar”. Kushdo që kapet me sasi të mëdha video nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia tani do të përballet me dënim me vdekje.

Analistët bëjnë të ditur se ai po përpiqet të ndalojë informacionin e jashtëm që arrin tek njerëzit e Koresë së Veriut, ndërsa jeta në vend bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Kim ju shkroi një letër mediave shtetërore duke iu bërë thirrje Lidhjes Rinore të vendit për të goditur “sjelljen jo të këndshme, individualiste, anti socialiste” midis të rinjve. Ai dëshiron të ndalojë fjalimet, modelet e flokëve dhe rrobat të cilat i quajti “helme të rrezikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat