Fotot e fundit tregojnë avancimin e aeroplanmbajtëses së re ‘monstër’ të Kinës

Azia

Fotot e fundit tregojnë avancimin e aeroplanmbajtëses së re ‘monstër’ të Kinës

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 22:18
Foto

Disa pamje të reja ajrore, tregojnë armën e re të marinës kineze që po ndërtohet, së cilës zakonisht i referohen si aeroplanmbajtësja “Tip 003” të cilat kanë emocionuar amatorët e luftanijeve prej masës së saj “monstruoze”.

Aeroplanmbajtësja e re e Kinës, sipas autoriteteve vendase do të mund të matet me çdo fuqi tjetër në ujë.

Me katapulta të gatshme për lëshimet, luftanija futuristike do të jetë e aftë të nisë disa tipe avionësh, teksa Pekini thotë se “Tipi 003” është vetëm disa metra më e shkurtër se aeroplanmbajtësja amerikane “USS Ford”.

Puna me të kishte nisur në vitin 2018 dhe mjeti ka qenë objekt i vazhdueshëm kurioziteti për ekspertët e rrjetit që kanë studiuar çdo imazh satelitor të saj të publikuar.

Sipas inspektimeve të fotove, luftanija duket se do të jetë gati vitin që vjen dhe ndoshta të nisë misionet e lundrimit në 2024.

Sipas analistit Jamie Seidel në rrjetin australian news.com.au, anija duket se është 325m e gjatë dhe 80m e gjerë.

Tipi 003 do të peshojë 90,000 ton, në krahasim me 100,000 që peshon homologia e saj amerikane.

Mediat kienze thonë se katapultat e lëshimit të aeroplanmbajtëses do të kenë pajisje të avancuara elektromagnetike, të ngjashme me ato të USS Ford, me dy copë përpara dhe një katapultë në port.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat