Autobusi me punëtorë migrantë përplaset me furgonin në Indi, 17 të vdekur

Azia

Autobusi me punëtorë migrantë përplaset me furgonin në Indi, 17 të vdekur

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:22
Foto

Një autobus që po bartte punëtorë migrantë pas heqjes së kufizimeve të koronavirusit goditi një furgon në një autostradë në Indinë veriore, duke vrarë të paktën 17 vetë dhe duke plagosur 18, tha policia të mërkurën.

Autobusi u përmbys pasi u përplas me furgonin që vinte nga drejtimi i kundërt të martën natën afër Kanpur, një qytet 80 kilometra në jugperëndim të Lucknow, kryeqyteti i shtetit Uttar Pradesh, tha policia.

Punëtorët migrantë po shkonin në Ahmedabad, një qytet në shtetin perëndimor të Guxharatit, për të rifilluar punën me industritë që rihapen pas heqjes së kufizimeve të bllokimit, raporton AP.

16 njerëz vdiqën në vend dhe një vdiq në një spital, ku të plagosurit po trajtoheshin.

Më shumë se 110,000 njerëz vriten çdo vit në aksidente rrugore në të gjithë Indinë, sipas policisë.

Për shumicën e aksidenteve fajësohen ngasja e pakujdesshme, rrugët e mirëmbajtura keq dhe automjetet e vjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat