Indi, 2.219 vdekje të reja nga covid-19

Azia

Indi, 2.219 vdekje të reja nga covid-19

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 2.219 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 2.219 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 353.528. Ndërsa me 92.596 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 29.089.069.

Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë. Humbjet e jetëve vazhdojnë ende të jenë mbi 2 mijë. Numri i vdekjeve ditore më 28 prill u rrit deri në 3 mijë, më 8 maj mbi 4 mijë, më 19 maj deri në 4.529 mijë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat