Sekretari i Mbrojtjes urdhëron përqendrimin ushtarak ndaj Kinës

Azia

Sekretari i Mbrojtjes urdhëron përqendrimin ushtarak ndaj Kinës

Nga: AFP / Sherif Ramabaja Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:30
Një aeroplanmbajtës amerikan në Detin e Kinës Jugore

SHBA e sheh Kinën si konkurrencën e saj më të madhe strategjike. Kjo është arsyeja pse Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tani dëshiron një strategji të re me fokus në Republikën Popullore. Ai bën thirrje për zhvillimin e koncepteve të reja, aftësive të reja dhe forca të armatosura me koncept që i përgjigjen të ardhmes.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka urdhëruar zyrtarisht agjensinë e tij që të përqendrohet më shumë në Kinën. Nisma e tij është pjesë e qasjes më të gjerë të qeverisë së SHBA ndaj Kinës, tha Austin të mërkurën (me kohën lokale). Uashingtoni e ka renditur Republikën Popullore, si rivalin e saj më të madh strategjik.

Detajet e urdhrit të brendshëm për Departamentin e Mbrojtjes mbetën sekrete. Austin tha se politika do të "ringjallë rrjetin tonë të aleatëve dhe partnerëve, të forcojë parandalimin dhe të përshpejtojë zhvillimin e koncepteve të reja operacionale, aftësive të reja, forcave të armatosura që i përkasin të ardhshmes dhe një fuqie punëtore të modernizuar civile dhe ushtarake".

Nisma pasoi si një vlerësim nga një komision ekspertësh, i ngritur nën Presidentin e ri të SHBA Joe Biden në shkurt, për të hetuar strategjinë e Pentagonit ndaj Kinës.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes tha se ekspertët identifikuan një "hendek" midis përparësive të deklaruara dhe asaj që po ndodhte në të vërtetë.

Pentagoni tashmë kishte identifikuar Republikën Popullore si një konkurrent të rëndësishëm strategjik, në strategjinë e tij të mbrojtjes kombëtare 2018. Ekspertët gjetën, megjithatë, se nuk është bërë shumë që nga ajo kohë, për të adresuar problemet që burojnë nga Pekini.

Përqendrimi largohet nga Lindja e Mesme, por orientohet drejt Paqësorit

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ishte përqendruar kryesisht në luftën kundër forcave xhihadiste në Lindjen e Mesme gjatë dy dekadave të fundit. Ballafaqimi me forcat e armatosura të Kinës përbën një sfidë krejt tjetër.

Ushtria amerikane aktualisht është e etur të zgjerojë praninë e saj në Paqësor. Kina po bëhet gjithnjë e më agresive në rajon, duke përfshirë edhe Tajvanin, të cilin Pekini e sheh si një provincë të shkëputur.

SHBA gjithashtu vazhdon të ruajë një prani të konsiderueshme ushtarake në Lindjen e Mesme edhe pse ka filluar tërheqjen e 2500 trupave të saj, të mbetura nga Afganistani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat