Ky qytet vendos dronë për t’i mbajtur njerëzit brenda

Azia

Ky qytet vendos dronë për t’i mbajtur njerëzit brenda

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:34
Kinë

Një flotë me 60 dronë është vendosur në qytetin jugor kinez të Guangzhou për të mbajtur njerëzit brenda dhe për të kujtuar ata që dalin jashtë të mbajnë maska.

Kina ka neutralizuar kryesisht raste të transmetimit lokal COVID-19, por Guangzhou ka parë një shpërthim të variantit delta më infektues të virusit, zbuluar fillimisht në Indi.

Gjashtë raste të reja u raportuan në Guangzhou gjatë 24 orëve të mëparshme, duke rritur numrin e shpërthimit në më shumë se 100.

Dronët e operuar nga policia mbajnë kamera dhe transmetojnë mesazhe për njerëzit që dalin jashtë se ata dhe të tjerët mbrohen më mirë duke qëndruar brenda.

Automjetet fluturuese pa pilot i shtohen një shtrese tashmë të dendur monitorimi, duke përfshirë konfirmimet shëndetësore të celularëve, kontrollet e temperaturës dhe karantinat për ata që jetojnë në ose që udhëtojnë në zona ku rreziku i infeksionit konsiderohet i lartë.

Gungzhou ka izoluar disa lagje, ka kufizuar udhëtimet jashtë qytetit dhe provincës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat