Parlamenti i Izraelit pritet ta miratojë qeverinë e re

Azia

Parlamenti i Izraelit pritet ta miratojë qeverinë e re

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 09:56
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një seance të parlamentit. Foto nga arkivi.

Të dielën (13 qershor) Parlamenti i Izraelit pritet të miratojë përbërjen e një qeverie të re, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të kryeministrit, Benjamin Netanyahu. Qeveria e ardhshme përbëhet nga një kaolicion i gjerë mes shumë partive dhe ka një shumicë të thjeshtë në Kuvend.

Zgjedhja e saj gjithashtu do t’i jepte fund krizës politike që ka zgjatur pothuajse dy vjet në Izrael. Tre palë zgjedhje të përgjithshme janë mbajtur gjatë kësaj periudhe.

Nacionalisti i krahut të djathtë, Naftali Bennett, do të bëhet kryeministër, nëse parlamenti miraton qeverinë. Ai ka një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me një udhëheqës të një partie të qendrës.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, Bennett, i cili udhëheq partinë Yamina, do të ushtroje postin e kryeministrit deri në shtator të vitit 2023, dhe më pas do t'ia dorëzojë atë, Yair Lapid, udhëheqësit të partisë Yesh Atid.

Netanyahu, si kreu i partisë së djathtë Likud do të bëhej lider i opozitës.

Ai ka sulmuar qeverinë e re të mundshme, duke e quajtur atë një "koalicion të rrezikshëm mashtrimi dhe dorëzimi" dhe është zotuar se do ta "rrëzojë shumë shpejt".

Ndaj Netanyahut po vazhdon gjyqi lidhur me akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Ai i mohon akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat