Pamje shokuese, gropa gëlltit disa vetura në një parking spitali

Azia

Pamje shokuese, gropa gëlltit disa vetura në një parking spitali

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:25
Jerusalem

Një gropë e madhe është hapur papritur në një parking veturash të një spitali në Jerusalem.

Siç shihet edhe në videon e këtij momenti, të publikuar nga “The Guardian”, gropa ka “gëlltitur” disa vetura që ndodheshin në atë pjesë.

Raportohet se nuk ka të lënduar në këtë rast.

Besohet se gropa është shkaktuar nga një tunel i një autostrade që po ndërtohet në atë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat