Qeveria e re izraelite miraton marshimin nacionalist në Jeruzalem

Azia

Qeveria e re izraelite miraton marshimin nacionalist në Jeruzalem

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 23:36
Foto

Qeveria e re e Izraelit miratoi të hënën një marsh nacionalist hebre në Jeruzalem, një hap që rrezikon të ndezë tensionet me palestinezët disa orë pasi lideri veteran Benjamin Netanyahu i dorëzoi pushtetin kryeministrit Naftali Bennett, raporton Reuters.

Në procesionin e valëvitjes së flamurit, të planifikuar për të martën, grupet e ekstremit të djathtë do të marshojnë rreth qytetit të Vjetër me mur të Jeruzalemit Lindor, ku tensionet kanë mbetur të larta që prej 11 ditësh luftimesh midis Izraelit dhe militantëve të Gazës në maj.

Fraksionet palestineze kanë bërë thirrje për një "ditë tërbimi" kundër marshimit të Jeruzalemit, me kujtimet e përplasjeve me policinë izraelite ende të freskëta nga muaji i kaluar në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa të qytetit të kontestuar dhe në një lagje ku palestinezët përballen me dëbimin në një mosmarrëveshje gjyqësore me Kolonët hebrenj.

"Ky është një provokim i popullit tonë dhe një agresion kundër Jeruzalemit dhe vendeve tona të shenjta," tha kryetari palestinez Mohammad Shtayyeh për marshimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat