Izraeli miraton zhvillimin e marshimit nacionalist

Azia

Izraeli miraton zhvillimin e marshimit nacionalist

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 06:49
Ilustrim

JERUSALEM - Qeveria e re e Izraelit miratoi të hënën një paradë të debatueshme të nacionalistëve izraelitë nëpër zonat palestineze përreth Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit, duke krijuar kështu terren për konfrontime të reja të mundshme vetëm disa javë pas një lufte 11-ditore me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës. Hamasi u bëri thirrje palestinezëve t'i "bëjnë rezistencë" marshimit.

Parada, e planifikuar për të martën, krijon një sprovë të hershme për qeverinë e re të udhëhequr nga Kryeministri Naftali Bennett - një koalicion partish që përfshin nacionalistë të vijës së ashpër, si dhe partinë e parë arabe që merr pjesë në një koalicion qeverisës në Izrael.

Çdo vit, ultranacionalistët izraelitë mbajnë marshin e zhurmshëm, duke valëvitur flamuj blu dhe të bardhë dhe duke hedhur parrulla ndërsa marshojnë nëpër Portën e Damaskut të Qytetit të Vjetër dhe në zemër të Lagjes Myslimane për të festuar kapjen nga Izraeli të Jeruzalemit lindor në Luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 ( Lufta Gjashtë Ditore).

Palestinezët e konsiderojnë marshimin një provokim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat