Indi/ Mbi 40 mijë raste me Covid në 24 orë

Azia

Indi/ Mbi 40 mijë raste me Covid në 24 orë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:58
Ilustrim

India ka raportuar  43,393 raste dhe 911 viktima në 24 orë.

Ndërsa numri i rasteve aktive shënoi rënie me vetëm 458,727 të shtruar. Numri i të vdekurve nga pandemia në shtetin gjigant aziatik ka arritur në 405,939 viktima nga një total prej më shumë se 30,75 milion rastesh, sipas shifrave zyrtare.

India është vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve dhe i treti për numrin më të lartë të viktimave në botë.

Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shëndetësore indiane kurba e valës së dytë ka shënuar rënie ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat