1,206 vdekje dhe 42.766 raste të reja janë raportuar në Indi brenda 24 orëve

Azia

1,206 vdekje dhe 42.766 raste të reja janë raportuar në Indi brenda 24 orëve

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Në Indi janë shfaqur 1,206 raste të vdekjeve dhe 42,766 të reja me COVID-19 brenda 24 orëve kjo sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Kerala vazhdon të jetë vendi me më së shumti raste të reja në këtë shtet, duke raportuar 13,563 raste vetëm të premten, pastaj Maharashtra me 8,992 raste të reja.

Mbi 40,000 fotografi dëshmojnë shkelje të dukshme të normave të distancës shoqërore që vijnë nga vendet turistike, shkruan The Indian Express.

Kreu i grupit punues pandemik të Indisë doctor VK Paul ka paralajmëruar përsëri se vala e dytë e COVID-19 nuk ka mbaruar ende  dhe që rastet mund të shpërthejnë nëse njerëzit vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat