Vritet një burrë në protestat për mungesat e ujit në Iran

Azia

Vritet një burrë në protestat për mungesat e ujit në Iran

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Një burrë është vrarë në natën e dytë të protestave që janë duke u mbajtur për mungesat e ujit që janë në jug-perëndim të Iranit, thuhet në raportimet e mediave.

Një zyrtar në provincën Khuzestan ka thënë protestuesi ishte goditur aksidentalisht nga njerëzit që ishin duke shtënë në ajër, sipas një njoftimi në agjencisë së lajmeve IRNA.

Opozita i akuzon forcat e sigurisë se janë përgjegjës për vdekjen, shkruan BBC.

Irani është duke u përballur me shumë probleme, atje është duke u rritur zemërimi tek qytetarët për shkak të mungesës së ujit dhe të energjisë.

Vdekja e qytetarit ka ndodhur në qytetin Shadegan, fotografitë e trupit të pajetë ishin shpërndarë në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat