Myslimanët nisin haxhillëkun në Mekë

Azia

Myslimanët nisin haxhillëkun në Mekë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:00
Mekë

Pelegrinët myslimanë kanë nisur të mblidhen në Mekë të shtunën për pelegrinazhin e Haxhit. Të shtunën besimtarët myslimanë kanë bërë Tawafin rreth Qabesë së shenjtë. Si vjet, shkaku i pandemisë do të lejohet pelegrinazhi i 60 mijë njerëzve shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Sivjet, një kartelë e mençur do t’u ofrohet besimtarëve myslimanë, me të cilën do të kenë qasje në kampe, hotele dhe transport.

Para pandemisë, çdo vit, më shumë se 2 milionë myslimanë shkonin në Haxh. Arabia Saudite pak para nisjes së pelegrinazhit ka përforcuar sigurinë në Mekë.

Janë formuar postblloqe policore jashtë qytetit të shenjtë me qëllim që të lejohet kalimi vetëm i pjesëmarrësve me leje të veçanta. Policia do të patrullojë në të gjitha rrugët që lidhen me Xhaminë e Madhe dhe me Qabenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat