Forcat izraelite arrestojnë mbi 5.400 palestinezë vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021

Azia

Forcat izraelite arrestojnë mbi 5.400 palestinezë vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 07:21
Forcat izraelite

Forcat izraelite kanë arrestuar 5.426 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, në gjysmën e parë të vitit 2021, sipas OJQ-ve palestineze.

Gjithsej 854 fëmijë dhe 107 gra ishin midis të arrestuarve që nga fillimi i këtij viti, tregoi një raport nga Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, Shoqata për Mbështetjen e të Burgosurve dhe të Drejtave të Njeriut Addameer dhe Qendra e Informacionit Wadi Hilweh.

Në muajin maj është regjistruar numri më i lartë të arrestimeve, gjithsej 3.100 palestinezë.

Qyteti i pushtuar i Kudsit radhitet i pari me numrin më të lartë të arrestimeve, 1.699 të arrestuar.

Raporti tregon se shumica e të arrestuarve, veçanërisht ata në Kuds dhe qytete arabe brenda Izraelit, janë liruar më pas, por pa dhënë një numër të saktë.

Arrestimet e regjistruara në gjysmën e parë të këtij viti janë dyfishi i rasteve të regjistruara në gjysmën e parë të vitit të kaluar, tha raporti.

Raporti vlerëson se 4.850 palestinezë janë ende të burgosur në burgjet Izraelite sipas të dhënave deri më 30 qershor, duke përfshirë 41 gra, 225 të mitur dhe 540 persona të mbajtur nën politikën e ndalimit administrativ, e cila lejon paraburgimin e palestinezëve pa akuza dhe gjykime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat