30 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Indi pas shiut të madh

Azia

30 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Indi pas shiut të madh

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 23:58
Foto

Ka shkuar në 30 numri i të vdekurve në Mumbai të Indisë, pasi u shemb dheu si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Parashikimet se reshjet e shiut do të vazhdojnë, mund t’i detyrojnë autoritetet që t’i zhvendosin njerëzit që jetojnë në zona më të rrezikshme.

Shpëtuesit me duart e tyre gërmuan tokën në përpjekje për të shpëtuar të mbijetuarit, ndërkaq punëtorët e urgjencës i bartën të plagosurit nëpër korsi të ngushta në barela të improvizuara, shkruan Reuters.

Departamenti i motit në Indi tha se kjo pjesë pritet që në katër ditët e ardhshme të përballet me reshje edhe më të mëdha të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat