Tërmeti i fuqishëm 5,2 ballë dridh këtë shtet

Azia

Tërmeti i fuqishëm 5,2 ballë dridh këtë shtet

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi prej 5,2 ballë është regjistruar në afërsi të qytetit Rajanpura në Pakistan.

Qendra pakistaneze për seizmologji bëri të ditur se tërmeti, me epiqendër prej 37 kilometra në verilindje të Rajanpura, u regjistrua 39 kilometra nën tokë.

Mediat lokale raportuan se tërmeti u ndje gjithashtu në zonën e Dera Gazi Han, Dayala dhe Zahir Pir.

Nuk ka ende informacion në lidhje me viktimat e mundshme njerëzore ose dëmet materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat