Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Kinë, numri i viktimave në rritje

Azia

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Kinë, numri i viktimave në rritje

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:07
Ilustrim

Të paktën 33 njerëz kanë vdekur dhe tetë raportohen të zhdukur në Kinën qendrore, ndërsa autoritetet shtojnë përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes pas përmbytjeve shkatërruese që zhytën lagje të tëra, bllokuan pasagjerë në makina dhe metro, shkaktuan rrëshqitje dheu dhe mbingarkuan diga dhe lumenj.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur provincën Henan që nga fundjava e kaluar, duke zhvendosur qindra mijëra njerëz dhe duke shkaktuar 190 milionë dollarë dëm ekonomik, thanë të enjten autoritetet Henan.

Shtëpia e 99 milionë banorëve, Henan është një nga provincat më të populluara dhe më të varfra të Kinës, me shumë toka bujqësore dhe fabrika.

Ashpërsia e përmbytjes u kap nga videot e shumta të shpërndara në mediat sociale, të cilat treguan se njerëzit dhe makinat zhdukeshin gjatë rrjedhës së ujit. Banorët e bllokuar bëjnë thirrje për ndihmë, nëpërmejt ndarjes së fotove dhe raportimit për personat e humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat