Dubai krijoi shi të rremë për të përballuar të nxehtin, por situata del jashtë kontrollit, autoritetet paralajmërojnë shoferët

Azia

Dubai krijoi shi të rremë për të përballuar të nxehtin, por situata del jashtë kontrollit, autoritetet paralajmërojnë shoferët

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:42
Pamje nga Dubai

Emiratet e Bashkuara Arabe gjithmonë janë karakterizuar për temperaturat përvëluese të cilat shkojnë deri në 50 gradë Celsius.

Prandaj edhe Dubai i është drejtuar teknologjisë për të ndihmuar në ndryshimin e situatës dhe për të freskuar sado pak qytetarët e këtij vendi. Ata arritën të krijojnë me sukses shi të rremë në përpjekje për të trajtuar temperaturat e larta të qytetit.

Përmes dronëve shkencëtarët kontrolluan motin duke ndikuar te retë dhe krijuan me sukses një rebesh shiu, rebesh i cili mesa duket ka dalë paksa nga kontrolli.

Duke qenë se shiu është një mrekulli që mund të ndodhë në Dubai shoferët e automjeteve nuk janë mësuar me këtë situatë dhe me rrugët e lagështa.

Prandaj dhe autoritetet kanë paralajmëruar shoferët që të jenë vigjilent dhe të tregojnë kujdes në rrugët e rrëshqitshme për të parandaluar kështu aksidentet.

Krahas shiut, u parashikuar edhe erëra të forta dhe të gjithë studiuesit shpresojnë që retë do të mund të qetësojnë paksa temperaturat e larta të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat