Përmbytje masive në Indi, shkon në 136 numri i viktimave

Azia

Përmbytje masive në Indi, shkon në 136 numri i viktimave

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës për shkak të shirave monsun që goditën shtetin federal Maharashtra në Indinë perëndimore është rritur në 136.

Ministri Vijay Wadettiwar tha se situata është nën kontroll dhe se po bëhet çdo përpjekje për t’u ofruar njerëzve ndihmën e nevojshme.

Wadettiwar u shpreh se intensiteti i reshjeve ka rënë ashtu si dhe niveli i lumenjve.

Më shumë se 200 persona u shpëtuan në qytetin Ratnagiri. Më shumë se gjysma e qytetit bregdetar Chipluna, shtëpia e rreth 70 mijë banorëve u përmbyt gjithashtu.

Ushtria, marina, roja bregdetare dhe Forca Kombëtare e Reagimit të Fatkeqësive janë vënë në kërkim të personave që rezultojnë të humbur.

Reshje të mëdha shiu dhe përmbytje kanë goditur gjithashtu Evropën Perëndimore dhe pjesë të Kinës javët e fundit, ndërsa Amerika e Veriut është ndeshur me valë të mëdha nxehtësie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat