Përmbyten Filipinet, banorët detyrohet të evakuohen

Azia

Përmbyten Filipinet, banorët detyrohet të evakuohen

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 06:56
Ilustrim

Mijëra banorë janë larguar nga zonat e përmbytura dhe lumenjtë e fryrë në kryeqytetin e Filipineve, Manila dhe provincat periferike pas disa ditësh shirash të rrëmbyeshëm që la të paktën një të vdekur.

Zyrtarët thonë se po përpiqen të hapin më shumë strehimore emergjente në mënyrë që të lejojnë distancën sociale midis banorëve të zhvendosur dhe të parandalojnë që kampet e evakuimit të kthehen në epiqendra të infeksioneve Covid-19. Në qytetin e goditur rëndë  Marikina, gati 15,000 banorë u evakuuan për siguri brenda natës ndërsa ujërat u ngritën në mënyrë alarmante.

Filipinet veriore, janë përmbytur disa fshatra të ulëta dhe si pasojë ka shkaktuar rrëshqitje të vogla toke.

Tajfuni In-fa ka prekur Filipinet lindore, për t’iu drejtuar më pas Kinës e cila po përballet me përmbytje katastrofike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat