Kina raporton infektime të reja, rritja më e lartë ditore që nga janari

Azia

Kina raporton infektime të reja, rritja më e lartë ditore që nga janari

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Kina ka raportuar dhjetëra raste të reja të infektuarish me koronavirus, rritja më e lartë ditore që nga muaji janar. Autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme duke testuar miliona njerëz, dhe duke izoluar dhjetëra-mijëra nga frika e përhapjes së variantit të ri, Delta.

Kina raportoi 76 raste të reja të koronavirusit, rritja më e lartë ditore që nga janari, duke bërë që autoritetet të testojnë miliona në provincën lindore Jiangsu.

Pekini ka një qasje me rrezik zero ndaj virusit, i cili u shfaq në qytetin qendror kinez të Wuhan në fund të vitit 2019.

Autoritetet bllokojnë qytetet, duke kryer teste masive sa herë që shfaqen grupe të vogla të infektuarish.

Dhjetëra mijëra njerëz janë në izolim në kryeqytetin e provincës Jiangsu Nanjing ndërsa autoritetet testojnë 9.2 milion banorët e qytetit pas një shpërthimi në aeroport javën e kaluar.

“Nga 40 rastet e brendshme, 39 ishin nga provinca Jiangsu dhe një nga Liaoning,” tha komisioni kombëtar i shëndetit në një deklaratë, duke shtuar se nuk kishte pasur vdekje të reja.

Pekini ka nxituar të frenojë mini-shpërthimet e fundit në provincat kufitare, i vetëdijshëm për rreziqet e variantit Delta që përhapet shpejt.

Një rast i ri u raportua të hënën në provincën verilindore të Liaoning që kufizohet me Korenë e Veriut.

Zyrtarët kanë forcuar kontrollet kufitare, duke furnizuar mbi 10,000 vaksina Covid-19 për Ushtrinë e Pavarësisë.

Që nga shpërthimi fillestar në fund të vitit 2019, Kina ka regjistruar 92,605 raste të virusit dhe 4,636 vdekje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat