Rriten infektimet në Japoni, shkak Olimpiada

Azia

Rriten infektimet në Japoni, shkak Olimpiada

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:00
Kryeqyteti Tokio shënon numrin më të lartë të infektimeve ditore

Zhvillimi i Lojërave Olimpike në Japoni ka shtuar numrin e rasteve të infektimeve me Covid-19 në vend.

Sipas zyrtarëve, vetëm në kryeqytetin japonez, ku po mbahet edicioni i 32 i Lojërave ka shënuar 2.848 raste të reja Covid të martën.

Numri më i lartë i shënuar që prej fillimit të pandemisë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të 2.520 rasteve ditore më 7 janar.

Në mesin e të infektuarve është edhe sportisti italian, Bruno Rosetti, i garave të kanotazhit. 33-vjeçari është izoluar menjëherë, ndërsa mediat italiane pohojnë se ai kishte marrë të dy dozat e vaksinës Moderna.

Tokio po përjeton gjendjen e saj të katërt të jashtëzakonshme nga Covid-19, e cila pritet të vazhdojë gjatë Olimpiadës deri pak para fillimit të Lojërave Paralimpike në fund të muajit Gusht.

Kryeministri Joshihide Suga u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin daljet jo-thelbësore, ndërsa shtoi se pezullimi i Lojërave nuk është një ide të paktën për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat