12 persona të plagosur në përleshjet mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite

Azia

12 persona të plagosur në përleshjet mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 23:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

12 persona janë trajtuar për plagë me armë zjarri në përleshjet mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite gjatë ditës së enjte pas funeralit të një fëmije që besohet se u vra nga zjarri i ushtrisë në Beit Ummar të Bregut Perëndimor.

Një palestinez është i plagosur rëndë dhe është i shtruar në spital pranë qytetit të Hebronit në jug të Bregut Perëndimor, shkruan Euro News.

Protestuesit palestinezë kanë hedhur gurë drejt trupave izraelite pas funeralit të Mohammed al-Alami, 12 vjeçar, i cili banorët thonë se u vra nga zjarri i ushtrisë ndërsa po hipte në  makinë me babanë e tij të mërkurën.

Ushtria izraelite ka filluar një hetim mbi të shtënat vdekjeprurëse të së mërkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat