Iran, 366 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Azia

Iran, 366 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Me vdekjen e 366 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave në Iran nga koronavirusi shkoi në 90.996.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dhënat e rasteve, viktimave dhe procesin e vaksinimit.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se në 24 orët e fundit janë zbuluar 32.511 raste të reja dhe 3.483 nga këta janë hospitalizuar.

Numri i rasteve me COVID-19 shkoi në 3.903.519 dhe me vdekjen e 366 personave, numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 90.966.

Ndërkaq, 5.539 nga pacientë me COVID-19 janë në kujdes intensiv, kurse që nga fillimi i pandemisë, numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 3.385.195.

Irani me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh deri më sot ka kryer 25.978.632 teste për COVID-19.

Në vend, 9.925.603 persona kanë marrë dozën e parë, kurse 2.741.979 edhe dozën e dytë të vaksinës kundër virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat