Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

Azia

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:06
Gjenerali Min Aung Hlaing

Gjenerali që mori pushtetin me një grusht shteti në Mianmar në muajin e shkurt, e ka emëruar vetën në pozitën e kryeministrit dhe tha se rregulli i urgjencës tani mund të zgjasë deri në gusht të vitit 2023.

Sipas BBC, në një fjalim një orësh, Min Aung Hlaing, u zotua të mbajë “zgjedhje të lira dhe të ndershme shumë-partiake”, por gjithashtu e quajti partinë e zgjedhur që ai hoqi nga pushteti si “terrorista”.

Qindra persona kanë vdekur në protestat e vazhdueshme kundër puçit ushtarak.

Shumë protestues ishin në sistemin e kujdesit shëndetësor, që kolapsoi mes një rritje masive të infeksioneve me COVID-19.

Pasi ushtria mori pushtetin në muajin shkurt, u shpall një gjendje emergjente njëvjeçare.

Por fushata mbarëkombëtare e mosbindjes civile vazhdon, me dhjetëra mijëra punëtorë të shkarkuar ose në grevë.

Min Aung Hlaing këmbënguli se gjendja në vend ishte e qëndrueshme, duke shtuar se zotohet të zhvillojë zgjedhje shumë-partiake pa dështime.

Udhëheqësja e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci, Aung San Suu Kyi, partia e së cilës u rrëzua nga pushteti, është arrestuar që nga puçi ushtarak dhe përballet me një sërë akuzash penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat