Rritet në mbi 300 numri i të vdekurve në Kinë nga vërshimet

Azia

Rritet në mbi 300 numri i të vdekurve në Kinë nga vërshimet

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 14:30
Kinë

Numri i të vdekurve nga vërshimet që ndodhën në provincën qendrore të Kinës, Henan, ka shkuar në 302, kanë njoftuar autoritetet kineze, raporton BBC.

Rreth 50 persona ende mbesin të zhdukur, pasi rajoni ishte përballë me vërshime pas shiut të dendur.

Rreth 13 milionë persona janë prekur dhe afro 9000 shtëpi janë dëmtuar.

Shumica e vdekjeve janë raportuar në qytetin Zhengzhou, ku uji përfshiu sistemin nëntokësor hekurudhor të qytetit.

Të hënën kryebashkiakja e Zhengzhout, Hou Hong, ka konfirmuar shifrën e të vdekurve në një konferencë për media, duke u thënë gazetarëve se 39 persona janë gjetur të vdekur në parkingjet nëntokësore.

14 tjerë kanë vdekur në sistemin nëntokësor hekurudhor të qytetit, në Linjën 5, ka thënë ajo.

Janë dëmtuar disa diga dhe rezervuare në provincën dhe u mobilizuan ushtarët për të devijuar lumenjtë që dolën nga shtrati i tyre.

Në atë kohë, presidenti i Kinës, Xi Jinping, paralajmëroi për “humbje të shumta të jetëve dhe dëmtime të pronave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat