Kina në alarm nga varianti Delta, rritet sërish numri i të infektuarve

Azia

Kina në alarm nga varianti Delta, rritet sërish numri i të infektuarve

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Përhapja e variantit Delta të Covid-19 i cili është më ngjitës se variantet e tjera ka ngritur alarmin në Kinë pasi numri i rasteve të transmetuara lokalisht ka shënuar rritje.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit tha se nga 75 infeksione të përgjithshme të koronavirusit të raportuara dielën, të paktën 53 ishin raste vendase. Shumica prej tyre, gjithsej 30, u raportuan nga provinca lindore Jiangsu, shtoi komisioni. Të shtunën, 30 raste të tilla lokale u raportuan në gjithë Kinën, nga të cilat 19 u zbuluan në të njëjtën provincë.

Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet lokale rritën numrin e testimeve në përpjekje për të zbuluar raste pozitive në fazën më të hershme të mundshme.

Gjithashtu, kufizime u vendosën në lëvizjen e njerëzve të rajonit, ku linjat e autobusëve në distanca të gjata dhe turne u ndaluan. Shërbimet e shpërndarjes, përfshirë ushqimin, gjithashtu janë ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat