Tunizia arrin rekord me 49 gradë Celsius

Azia

Tunizia arrin rekord me 49 gradë Celsius

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Rritja e nxehtësisë në Tunizinë veriore ka shkaktuar temperatura rekord të martën, duke shkuar në 49 gradë Celsiu, tha Instituti Meteorologjik.

Në disa pjesë të vendit temperaturat e larta çuan në ndërprerje të energjisë pasi njerëzit qëndronin në shtëpi me ajër të kondicionuar, duke ushtruar presion shtesë në sistemin e energjisë elektrike.

Instituti Meteorologjik i Tunizisë tha se temperatura më e lartë e regjistruar më parë në Tunizi ishte 46.8 gradë Celsius në vitin 1982.

Qytetet veriore të Bizerte dhe Beja gjithashtu janë përballur me temperaturat më të larta të regjistruara të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat