Sulm tronditës: 400 burra përpiqen të përdhunojnë një grua

Azia

Sulm tronditës: 400 burra përpiqen të përdhunojnë një grua

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 08:07
Në pamjet që shkaktuan trazira në vend, autorët shihen duke e hedhur viktimën si një kukull, duke i shqyer rrobat dhe duke e sulmuar seksualisht

Qindra burra të paidentifikuar janë nën hetim nga policia pakistaneze pasi një e re u sulmua seksualisht nga një turmë prej më shumë se 400 personash në Lahore.

Sulmi tronditës u regjistrua në disa video që u bënë virale dhe tregon një turme burrash kundër gruas së re në një park në qytetin e Pakistanit Lindor, gjatë vizitës së një grupi miqsh në një monument kombëtar në përvjetorin e pavarësinë e vendit.

Në pamjet që shkaktuan trazira në vend, autorët shihen duke e hedhur viktimën si një kukull, duke i shqyer rrobat dhe duke e sulmuar seksualisht. Gruaja ngriti një padi kundër burrave në polici ku thuhej se ishin 300 deri në 400 persona.

Sipas Fondacionit Thomson Reuters, Pakistani është vendi i gjashtë më i rrezikshëm në botë për gratë, ndërsa organizata Lufta kundër Përdhunimit me qendër në Karaçi vlerëson se më pak se 3% e rasteve të përdhunimit përfundojnë me dënimet e autorëve.

Kryeministri pakistanez Imran Khan është kritikuar kohët e fundit pasi tha qershorin e kaluar se përdhunimi ishte i lidhur me “veshjet dhe sjelljen e grave.

“Nëse një grua është e veshur pak, kjo do të ketë një efekt tek burrat, pasi ata nuk janë robotë,” tha Imran Khan, kur u pyet për shpërthimin e sulmeve dhe përdhunimeve seksuale në Pakistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat